LajmeMaqedoniTopLajm

Arben Fetai: Ambasadori Meidani është një model dinjiteti për diplomacinë shqiptare në rajon

Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar pas akuzave të bëra nga Xhevdet Hajredini dhe Sulejman Rushiti ndaj ambasadorit Denion Meidani, akuza këto të sinkronizuara nga Levica dhe ZNAM. Fetai në reagimin e tij e vlerëson lartë rolin e ambasadorit Meidani duke theksuar se ai është një model dinjiteti për diplomacinë shqiptare në rajon, shkruan Top24

Këto ditë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, është bërë shënjestër e sulmeve nga ata që shqetësohen nga puna e tij e pandalshme dhe vizioni i tij i qartë. Për herë të parë, kemi një ambasador shqiptar që jo vetëm se e din saktësisht çfarë bën, por që e bën më së miri, me profesionalizëm të lartë dhe një qasje që imponon respekt.
Denion Meidani është një diplomat me përgatitje të jashtëzakonshme, i lvlerësuar në qarqet më të larta diplomatike. Ai nuk është thjesht një përfaqësues i Shqipërisë, por një figurë që me dinamizmin dhe vendosmërinë e tij po vendos standarde të reja në diplomacinë shqiptare.
Ne kemi shprehur publikisht mbështetjen tonë për të dhe e ritheksojmë edhe sot: Ambasadori Meidani ka mbështetjen tonë të plotë! Ai është një model dinjiteti për diplomacinë shqiptare në rajon.

Related Articles

Back to top button
Close
Close