
Kryetari i grupit të këshilltarëve të BDI-së, në kuvendin komunal në Tetovë, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka dalur në mrbojtje të figurës së ambasadorit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani pas akuzave nga Xhevdet Hajredini dhe Sulejman Rushiti. DIsha në postimin e tij shkruan:
Deri dje lëpiheshin pas figurës së Ambasadorit të Shqipërisë në vendin tonë, për të krijuar bindjen se janë këta përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Këtë e bënin në kërkim të legjitimitetit të humbur nga verdikti i popullit.
Sot si lëpifsha që janë, zanatin nuk e kanë harruar, sepse duke lëpirë te Stoilkoviqi për t’ia kthyer borxhin për siç tha ai “shpëtimin nga turpërimi publik”, kanë harruar fotografitë e shumëta me Denionin muaj më parë.
Imagjinoni në çfarë gjendje të mjerueshme janë. Kanë gjetur ca ameba, fosile historike kolaboracioniste të ish sistemit Jugosllav, për të sulmuar një djalë të ri që vjen nga shteti amë.
Këta nuk dijnë të kursejnë askënd sepse u mungon sensi i turpit. Kanë mungesë identitare. U mungon sensi i urtësisë e i vizionit për shqiptarë të bashkuar. Këta ndiqen nga instinkti i tyre shtazarak për një çik pushtet (“pn raba t’forta”). Kaq e kanë nivelin e përshkrimit të pushtetit e zgjidhjes së gjendjes së tyre ekonomike (“20 vjet ndër ujë”).
Ja këta sot po ‘krijojnë opinion publik’.



