
Qeveria po prezanton marzhe që së pari janë të vonuara dhe së dyti të paralajmëruara paraprakisht, duke i lejuar tregjet dhe shitësit të rrisin më tej çmimet, në mënyrë që të mos e ndjejnë ngrirjen më vonë. Një masë nuk do të ketë asnjë efekt. Prandaj, si palë përgjegjëse do të propozojmë një sërë masash, tha sot në një konferencë për media lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, pas vendimit për marzhin 10%, i cili sot do të miratohet në seancën e Qeverisë.
Ai beson se kjo masë nuk do të ketë ndonjë efekt që do ta ndjenin qytetarët.
Siç tha Filipçe, si parti shpallin shtatë masa për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, si uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5%, uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë për tre muajt e ardhshëm, rregullimin e marzheve për produktet bazë, zbatimin e menjëhershëm të Ligjit për praktika të padrejta në tregti, uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për automjetet dhe rritjen e pagave në sektorin privat me kusht ngrirjen e kontributeve.



