Reijnders: Katër sulmuesit nuk ishin problemi, na mungoi agresiviteti

Mesfushori i Milanit, Tijani Reijnders, foli për “Sky Sport” pas humbjes në Rotterdam: “Lejuam shumë kundërsulme, e dinim që ata janë të rrezikshëm, por ajo që treguam në fushë nuk ishte e mjaftueshme. Katër sulmuesit? Nuk mendoj se ky ishte problemi. Thjesht nuk ishim aq të mirë sa duhej, na mungoi agresiviteti”.

Si po ndihesh në rolin e mesfushorit difensiv?

Po, ndjehem mirë. Tani më duhet të kontrolloj më shumë lojën, por ende kam lirinë për të sulmuar. Duhet ta bëj më shpesh, duhet ta rishoh performancën time.

A ka sjellë merkatoja e janarit personalitet në ekip?

Po, por ky nuk është problem. Lojtarët e rinj kanë dëshirë të luftojnë për ne dhe të tregojnë cilësitë e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.