
Lëvizja Demokratike e udhëhequr nga Izet Mexhiti ka shtrirë strukturat e saja në Çuçer Sandevë duke themeluar degën e saj ndërsa për kryetarë është zgjedhur Behar Iseni, shrkuan Top24
Vazhdojmë fuqishëm!
Sot, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, morëm pjesë në mbledhjen themeluese të degës së Lëvizjes Demokratike në Çuçer Sandevë. Me mbështetje të fuqishme nga strukturat dhe anëtarësia, për kryetar të degës u zgjodh Behar Iseni, një figurë e përkushtuar dhe me vizion të qartë politik.
Lëvizja Demokratike po zgjerohet çdo ditë, duke forcuar strukturat e saj në çdo vendbanim shqiptar. Kjo është një tjetër dëshmi e përkrahjes së madhe nga qytetarët dhe e besimit të tyre në vizionin tonë për përfaqësim dinjitoz dhe ndryshim të vërtetë.



