LajmeMaqedoniTopLajm

Gjatë vitit 2024, 1.700 persona nga Maqedonia kanë marrë pasaportë të Bullgarisë

Sipas raportit vjetor për veprimtarinë e Komisionit për shtetësi bullgare nën udhëheqjen e nënpresidentës së Bullgarisë, Iliana Jotova, vitin e kaluar nënshtetësinë bullgare e kanë marrë mbi 16 mijë persona.

Kjo është katër mijë më shumë se në vitin 2023.

Sipas të dhënave, në vend të parë janë shtetasit nga Ukraina dhe Turqia.

Siç raportojnë mediat bullgare, mbi 2.400 persona nga Ukraina kanë marrë pasaporta bullgare vitin e kaluar. Turqia është në vendin e dytë. Pothuajse 2.200 persona nga fqinji i tyre jugor kanë marrë nënshtetësinë bullgare. Pason Moldavia me mbi 1.800 pasaporta bullgare (1887).
Në vendin e katërt janë shtetasit e Maqedonisë, me gati 1.700 persona që kanë marrë shtetësinë bullgare vitin e kaluar. Më pas renditen Shqipëria (1328), Serbia, Rusia, Izraeli dhe Siria.

Related Articles

Back to top button
Close
Close