
Zëvendëskryeminsitri Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministri Fatmir Limani mbrëmë kanë qëndruar në Ferizaj në tubimin e Lëvizjes Vetvendosje, shkruan Top24
“Ferizaji ishte pikëtakimi me kryeministrin Kurti, të cilit i urova paraprakisht fitoren që do të vuloset me 9 shkurt.Shqiptarët e Kosovës, si popull i dinjitetshëm, kanë treguar se janë të gatshëm për sfida të mëdha dhe kanë vizionin për të forcuar më tej shtetin e Kosovës. Prandaj, 9 shkurti është data kur kryeministri Kurti e VV-ja do të fitojnë edhe një mandat tjetër për të vijuar me reformat e nevojshme për një shoqëri të qëndrueshme. Si udhëheqës i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, e ndiej fort lidhjen vëllazërore me Kosovën dhe i gëzohem secilës arritje të shtetit kosovar.” shkruan zëvendëskryeministri Mexhiti.



