
Ministri i shëndetësisë Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka publikuar një foto me dy bashkëpunëtorët e tij drejtorin e dorëhequr Argjent Muçandhe drejtorin e emëruar Besnik Zeqiri duke shënuar se ASH është mbi të gjitha, shkruan Top24
Urime funksioni Besnik Zeqiri. Suksese vëlla!
Ndryshe Muça përmes një postimi ka konfirmuar dorëheqjen dhe njëkohësisht ka dhënë mbështetje drejorit të sapozgjedhur.
Argjend Muça
Të nderuar qytetarë, kolegë dhe ju bashkëpartiakë,
Ju njoftoj se, për arsye personale, para disa ditësh kam ofruar dorëheqjen time te Ministri i Shëndetësisë dhe kryetari ynë, Arben Taravari. Përkundër insistimit të tij, unë nuk kam mundësi të qëndroj në këtë pozitë për arsye private.
Falënderoj përzemërsisht kryetarin Arben Taravari për mundësinë që më dha për t’u shërbyer qytetarëve të Gostivarit. Shpresoj të kem përmbushur pritshmëritë e tyre dhe të partisë së cilës i takoj. Ne punuam dhe arritëm të transformonim Spitalin e Gostivarit, si në infrastrukturë, ashtu edhe në shërbime më të mira për qytetarët dhe në vendosjen e rendit.
Falënderoj të gjithë të punësuarit e Spitalit të Gostivarit për mbështetjen dhe punën e palodhshme që bëjnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve.
Pasardhësit tim, Doktor Besnik Zeqirit – një mjek dhe njeri i shkëlqyer, human dhe punëtor – i uroj punë të mbarë dhe do t’i qëndroj mbështetje, ashtu siç ai më qëndroi mua derisa ishte pjesë e ekipit tim të ngushtë
Gjithmonë do të jem në mbështetje të Aleancës për Shqiptarët, kryetarit Arben Taravari dhe vizionit të tij. Tash bile edhe më shumë me angazhimin tim ne kabinetin e Ministrisë së Shëndetësisë!



