Studentët e Beogradit, të cilët prej dy muajsh kanë bllokuar fakultetet, do t’i bashkohen kolegëve të tyre nga Novi Sadi në bllokimin e tre urave në atë qytet.
Një grup akademikësh do të shkojnë në këmbë për në kryeqytetin e Vojvodinës, do të nisen sot, dhe llogaritja thotë se udhëtimi do të zgjasë të paktën 33 orë.
Studentët e Novi Sadit njoftuan se do të bllokojnë të tre urat në Novi Sad më 1 shkurt, saktësisht tre muaj pas shembjes së një tende në stacionin hekurudhor, e cila vrau 15 vetë, duke përfshirë dy fëmijë.
Në këtë bllokadë të quajtur “Tre muaj – tre ura”, do të vijnë edhe akademikë nga Beogradi në këmbë. Ata kanë publikuar detaje nga shëtitja në rrjetet sociale.



