LajmeMaqedoniTopLajm

Kush do ta zëvendësojë Ilire Dautin? Kuvendi kërkon emrin nga “Fronti Europian”, nuk respektohet gjuha shqipe

Kuvendi edhe zyrtarisht ka kërkuar që koalicioni “Fronti Europian” të propozojë një emër i cili do të merr pozitën e kryetarit të Komisionit për Politikë Sociale, pas dorëheqjes së Ilire Dautit nga pozita e lartë përmendur pasi ndaj të njëjtës kishte edhe interpelancë të ngritur nga “Levica” e cila mori edhe mbështetjen e VMRO-së dhe ZNAM-it.

Kërkesa i është dorëzuar koordinatorit të “Frontit Europian”, nga ana e Kryetarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgjija Sajkovski.

Vlen të theksohet se kërkesa e dorëzuar deri tek “Fronti Europian” të cilën e ka siguruar Klan Maqedoni është vetëm në gjuhën maqedonase.

Deri më tani “Fronti Europian” nuk ka vepruar ende dhe nuk ka propozuar as kandidat që do ta pasonte Ilire Dautin.

Nëse situata vazhdon të mbetet siç është për momentin, Komisioni për Politikë Sociale do të jetë i bllokuar dhe nuk do të mund të thirren mbledhje nga ana e zv.kryetarit Ilir Demiri që gjithashtu është nga “Fronti Europian”.

I vetmi që sipas rregullores mund ta zhbllokojë punën e këtij komisioni është Afrim Gashi, i cili mund të caktojë një nga deputetët si “ushtrues detyre” dhe të vazhdojë me punë.

Kujtojmë, Dauti u largua nga kjo pozitë sepse nuk pranoi të vendoste në rend dite propozimin e LSDM-së për mbështetje financiare të “Branitellave” dhe familjarëve të tyre. Deputetja e “Frontit Europian” në disa raste ka kërkuar që në ligjin e njëjtë të inkorporohen edhe familjarët dhe ish ushtarët e UÇK-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close