LajmeRajonTopLajm

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Është e qartë që me “Trump 2” do të jetë ndryshe!

Diplomati sllovak, emisari në largim i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar një pozicion dhe një plan të ri për të dyja palët, që do t’u paraqitet nga kryediplomatja e re evropiane, Kaja Kallas dhe pasardhësi i tij, Peter Sorensen.

Lajçak ka thënë se pas zgjedhjeve në Kosovë do të ketë lëvizje në këtë drejtim.

“Ne kemi një analizë shumë të mirë të situatës dhe e dimë shumë mirë se, sidomos që nga vjeshta e vitit të kaluar, që kur Kosova hyri në fushatë zgjedhore, duhet të merremi me çështje konkrete. Ne patëm tre takime të kryenegociatorëve gjatë vjeshtës dhe dimrit.

U ulëm me orë të tëra dhe biseduam shumë konkretisht për një sërë çështjesh. Publiku nuk e sheh shumë këtë dhe e di që më tërheqëse janë takimet e liderëve. Ne po përgatitemi që BE-ja të fillojë bisedimet në nivelin më të lartë pas zgjedhjeve në Kosovë. Përfaqësuesja e re e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Callas, e ka bërë të qartë se do të përfshihet drejtpërdrejt dhe se dëshiron të udhëheqë procesin. Po përgatitet qëndrimi i BE-së, propozim për të dyja palët. Sigurisht, për momentin nuk mund të flas më në detaje. Pasardhësi im, Peter Sorensen, i cili është një diplomat me përvojë dhe e njeh mirë Ballkanin, do të jetë aty për të ndihmuar Kaja Kalas në atë punë”, ka thënë Lajçak.

I pyetur se çfarë ndikimi do të ketë në dialog,  administrata e re e Presidentit Donald Trump, Lajçak është shprehur se është e rëndësishme të vendosen kontakte në nivel të BE-së dhe SHBA-së sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrihet një marrëveshje për veprim të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se nga ajo që po shihet “Trump 2” është shumë më e organizuar sesa Administrata “Trump 1”.

“Nuk do të doja të hyja në spekulime. Mund të shihet se “Trump 2” është ndryshe nga “Trump 1”, se puna është shumë më mirë e organizuar dhe se njerëzit e dinë se çfarë duan të arrijnë. Prandaj, përvojat nga administrata e mëparshme nuk mund të transferohen mekanikisht.

“Së dyti, ka vetëm një perspektivë pozitive për Ballkanin, ajo është perspektiva evropiane. Amerikanët, demokratët dhe republikanët, e dinë këtë dhe ata kurrë nuk e kanë kundërshtuar se roli i tyre është të ndihmojnë me këtë. Pres që të jetë kështu edhe në muajt në vijim. Është e rëndësishme të vendosen kontakte në nivel të BE-së dhe SHBA-së sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrihet një marrëveshje për veprim të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor, ku BE-ja duhet të udhëheqë, për arsye objektive, por që mund të mbështetet në mbështetjen dhe të kuptuarit e Amerikës”, ka thënë Lajçak.

Related Articles

Back to top button
Close
Close