
Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi, ka treguar edhe një herë anën e tij romantike.
Kjo përmes një surprize të veçantë që i ka bërë tashmë gruas së tij, Sara Gjordenit.
“Një grua në islam trajtohet si një Mbretëreshë, asgjë më pak. Të dua shumë”, kanë qenë fjalët e shkruara në letër.
Sara dhe Bardhi në fund të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë të një vajze të quajtur, Nea.
Ata u takuan në Big Brother VIP Albania 3, ku më pas nisën lidhjen e bashkëjetesën në Tiranë.
Bardhi nga ana tjetër po vazhdon me angazhimet e tij në muzikë, me projekte e mbrëmje.



