LajmeMaqedoniTopLajm

Dorëzohet Kasami përballë VMRO-së: Do të ndryshohen emrat e rrugëve që janë me numra

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka mbajtur takim me gazetarët në të cilin është pyetur për tema të ndryshme.

Por pas reagimit të LSDM-së dhe të qeverisë duket që Kasami është tërhequr nga vendimi fillestar dhe është dorëzuar përballë VMRO-DPNE-së.

Sa i përket çështjes së emrave të rrugëve, Kasami tha se iniciativa është që ato rrugë emri i të cilave është me numra do të ndryshohen, ndërsa ata të cilat kanë emra do të votohet në këshill nëse do të ndryshohet emri i tyre ose jo.

“Rrugët të cilat janë të emëruara me numra, do të ndryshohet emri i tyre, ndërsa rrugët të cilat kanë emra që përfaqësojnë bashkëqytetarët maqedonas, do të votohet në këshill nëse do të ndryshohen ose jo. Në Tetovë ka rrugë me emrin “Kaukaz” nuk e di se kë e përfaqëson ky emër në Maqedoninë e Veriut”, tha mes tjerash Kasami.

Ai foli edhe për çështjen e parkingjeve, duke thënë se komuna do t’u përshtatet nevojave të qytetarëve për parking.

Related Articles

Back to top button
Close
Close