
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar komunitetin serb për festën e “Sveti Savës”, shkruan Top24
Kisha nderin që sonte të merrja pjesë në kremtimin e kësaj feste të rëndësishme me ftesë të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq.
Amaneti i Shën Savës qoftë frymëzim për të gjithë ne dhe misioni i tij i respektit, paqes dhe mirëkuptimit reciprok trashëgimi për të gjithë popujt e rajonit tonë.
Vetëm përmes bashkëpunimit, miqësisë dhe mbështetjes reciproke mund të ndërtojmë një Ballkan modern dhe të begatë, pa paragjykime dhe urrejtje.
Festa kombëtare e serbëve, Shën Sava, qoftë edhe për shumë vite.



