LajmeRajon

Limaj: Kurti po i vlerëson qytetarët me 100 euro

Limaj: Kurti po i vlerëson qytetarët me 100 euro

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka folur për masat e qeverisë për subvencionet, duke i quajtur ato një formë mashtrimi që ushqen varfërinë dhe manipulojnë qytetarët.

Tutje, Limaj e cilësoi këtë si një ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se një qeveri që ofron 100 euro si ndihmë tregon fukarallëk dhe mungesë respekti për popullin, duke i trajtuar qytetarët si një mjet për të ruajtur pushtetin.

”Ky është mashtrimi, me subvencionime, nëse u ke dhënë fëmijëve dhe lehonave 10-20 euro ua ke marrë dyfishin në fund të muajit. Me ushqy varfërinë mos me lënë qytetarin me mendu, ofendim i qytetarëve të Kosovës kaq e vlerson kryeministri qytetarin. Kurti mendon se kta me nga 100 euro me i vizitu nga dy herë  thotë se i kom rreth vetës. 100 euro tregon fukarallak. Cka është kjo? Me ushqy varfërinë dhe ata me vendos kryeministrin në pushtet. Njerëz që nuk e din çka është pushteti”, tha Limaj.

Limaj: Kurti ka qeverisur përmes traumave dhe krizës

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për menaxhimin e dështuar të mundësive që iu dhanë gjatë katër viteve të qeverisjes. Ai theksoi se Kurti kishte mundësinë e jashtëzakonshme për të lënë gjurmë dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por ka humbur këtë mundësi duke qeverisur përmes krizave, dramave dhe frikave.

”Ka pasur shumë premtime dhe kanë besuar që me këtë grup të njerëzve të paprovuar do të bëhen zgjedhjet, Kryeministri Kurti është personi që më së shumti ka qenë në pushtet, ka pasur një mundësi të jashtëzakonshme me lënë gjurmë e vepra në këtë vend, dhe ky njeri e ka humbur një mandat të artë, në vend që të ia shpërblej votuesit e ka keq menazhaur keq shpenzuar kohën dhe mundësinë duke qeverisur përmes traumave dhe krizës. ky njeri ka vazhduar të qeverisë me mentalitetin si të ishte opozitë përmes frikave dhe krijimit të dramave asnjëherë nuk është fokusuar te përblemet e qytetarëve”, tha Limaj.

Limaj: Katër vite pa realizim të projekteve, do ministra këndojnë disa helmojnë e shpifin

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në debatin zgjedhor në RTV21 duke komentuar punën e Qeverisë Kurti ka thënë se kjo periudhë ka qenë e shoqëruar me dështim në realizimin e objektivave.

Limaj shtoi se qytetarët kur të shkojnë në kutitë e votimit, do t’i vlerësojnë qeveritë përmes rezultateve dhe premtimeve të mbajtura.

”Cka ka sjell kjo qeveri për 4 vite, cilat kanë qenë premtimet e saj është koha që kjo qeveri të sjell rezultate, t’i mbaj premtimet, nese ajo është bllokuar dhe ka vendosur të jetë jo transparente ne po ia nxjerrim në pah dhe po bëjmë krahasime. Njerëzit janë të shqetësuar me rrugëtimin e vendit, njerëzit kanë percjellur dhe besoj që këtë radhë votuesit kur shkojnë te kutitë e votimit,do të shkojnë duke i llogaritur rrezultatet e premtimve”, tha Limaj.

Limaj tutje ka shtuar se në vend për të dalë Kurti për të dhënë llogari rreth projektve për katër vite ”do ministra këndojnë disa gjuajnë sikur ky helmojnë e shpifin”.

Limaj: Katër vite të tensionuara, skandal pas skandali

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka komentuar punën katër vjeçare të qeverisë Kurti.

Limaj ka theksuar se gjatë kësaj periudhe, qytetarët kanë mbetur të painformuar për ngjarjet që kanë ndodhur, ndërsa ka theksuar se skandalet dhe tensionet janë pasuar njëra pas tjetrës.

”Nuk kemi pasur një opozitë aktive, shumë gjëra kanë mbetur të pa sqaruara që kanë ndodhur për këto katër vite. Qytetarët e Kosovës pak kanë pasur informacine nga akteret politik për me mujt me pa se cka ka ndodhur, ka pasur skandal pas skandali, kater vite të tensionuar jemi dëshmitarë që kemi pasur një qeveri jo transparente, qeveri të mbyllur. Për katër vjet kemi pasur rrallë ministra në studio, kemi pasur pak ministra të intervistuar në parlament”, tha ndër tjera Limaj.

Limaj tutje ka shtuar se gjatë kësaj qeverie, ”asnjë premtim i realizuar qytetari e ka jetën më të vështirë se para 4 viteve”./RTV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close