
Mëngjesin e sotëm filloi kthimi nga jugu në veri të Gazës i dhjetëra mijëra palestinezëve të zhvendosur me forcë nga sulmet izraelite.
Pas njoftimit se Izraeli do t’i lejonte palestinezët të kalonin në orën 07:00 me orën lokale korridorin Netzarim, i cili ndan veriun dhe jugun e Rripit të Gazës, mijëra palestinezë me sendet që mundën të marrin me vete filluan të ecin drejt veriut përgjatë rrugës Rashid.
Përveç kësaj, sipas marrëveshjes kthimet në veri të Gazës do të bëhet edhe nëpërmjet rrugës Salahaddin. Është planifikuar që kthimet përmes rrugës Salahaddin të bëhen vetëm nga automjetet, jo nga këmbësorët. Automjetet që do të përdoren për t’u kthyer nga jugu në veri të Gazës do të kontrollohen nga një kompani private sigurie amerikane në pikën e kalimit. Raportohet se mjete ajrore pa pilot (dronët) izraelite po fluturojnë mbi rrugën Salahaddin.
Edhe pse 80-90 për qind e strukturave në veri të Gazës janë shkatërruar për shkak të sulmeve izraelite, palestinezët që janë zhvendosur shumë herë gjatë 15 muajve thonë se duan të kthehen në tokat e tyre.



