VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës – kanë humbur busullën
Dje, VLEN u mburr se ka mbyllur kapitullin e ndikimit politik në gjyqësor dhe se tani vendoset drejtësi dhe përgjegjësi.
BDI e denoncon me forcë këtë qasje dhe manipulimet që e shoqërojnë.
Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët që besojnë në demokraci dhe barazi nuk do të pranojnë që drejtësia të shndërrohet në një instrument politik të privilegjuarve.
VLEN, në vend që të fshehë të vërtetën me deklarata të paqarta, duhet të pranojë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. Drejtësia nuk mund të jetë farsë!
Kjo lojë duhet të marrë fund!
A po vjen era shtet me vendimin e sotëm për 27 prillin?



