Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi gjatë mbrëmjes ka shkruar se “Bota ju përket atyre që kanë guxim” ndërsa shumë herë është pyetur nëse ai ka guxim, shkruan Top24
Shabani para disa ditësh ishte përfolur se në një lokal të Gostivarit është takuar me ish kryetarin e tij Arben Taravari, por një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar vet Shabani i cili theksoi se i qëndron besnik Ziadin Selës.
Ndryshe në koloare të ndryshme përflitet se Shabani po kalkulon për një mandat të tretë duke tentuar të siguroj mbështetje si nga ish kryetari i tij Arben Taravari ashtu edhe brenda Frontit Europian. Përderisa Isen Shabani shkruan për guximin ai i ka borxh votuesit të Vrapçishtit që të gjej guximin dhe të sqaroj nëse do të tentoj edhe një mandat në krye të kësaj komune.



