LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari në SHBA takon ekspertin Edward P. Joseph, kundërshtar i OPEN BALLKAN

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari gjatë ditës së sotme në SHBA ka takuar ekspertin Edward P. Joseph  me të cilin ka biseduar për integrimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat euroatlantike, shkruan Top24

Taravari shprehet se këshillat e ekpertit Edward P. Joseph këshillat e tij janë si gjithmonë shumë i vlefshëm !

Ndryshe Eksperti Edward P. Joseph në intervistë për DW shprehet, se nisma “Open Balkan” minon “Procesin e Berlinit” dhe i jep më shumë fuqi ekonomike dhe politike Serbisë. Ambiciet nacionaliste serbe janë shqetësuese, thotë ai.

Reziqet e “Open Balkan” nuk janë kuptuar mirë, edhe pse ato janë të qarta për shumë njerëz në Ballkan. Po, unë kam shërbyer për rreth 12 vite në rajon, duke përfshirë vitet e luftës në të gjitha vendet e konflikteve. Si shumë të tjerë në rajon, unë vërej dinamikë e zhvillime, veçanërisht në diskursin e nacionalizmit të “Serbisë së Madhe”, të çuar përpara nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe të deleguarit e tij, nën flamurin “Bota Serbe”. Nisma “Open Balkan” (ose “Open Balkans”) nuk është vetëm një shpërqëndrim nga problemet thelbësore të rajonit – të cilat janë politike – por në fakt është një rrezik që mund të çojë në përkeqësimin e këtyre problemeve politike. Problemet e “Open Balkan(s)” mund t’i përmbledhim në këtë formë: “teori e dyshimtë, strukturë naive dhe pasoja të rrezikshme”, kkishte theksuar Edward P. Joseph për DW.

Related Articles

Back to top button
Close
Close