LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti uron Trumpin: SHBA-të, aleati ynë më i rëndësishëm

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump.

 

“Dëshiroj të përcjell urimet më të sinqerta për Presidentin Trump në marrjen e detyrës si udhëheqës i vendit më të fuqishëm demokratik në botë.

 

Padyshim që SHBA-të janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe shtylla e paqes, demokracisë dhe stabilitetit global.

 

Qëllimi i politikës sonë ka qenë dhe mbetet thellimi i marrëdhënieve me këtë aleat të pazëvendësueshëm, i cili ka dëshmuar vazhdimisht përkushtimin e tij për të promovuar lirinë dhe drejtësinë.

 

Presidenti Trump, edhe gjatë mandatit të tij të mëparshëm, tregoi vendosmëri dhe lidership të fortë në politikën ndërkombëtare, duke u përkushtuar për vendosjen e paqes dhe prosperitetit në botë.

 

Besoj fuqishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e Presidentit Trump do të vazhdojnë të jenë shembull i vlerave të qëndrueshme të demokracisë dhe mbështetëse e fuqishme e unitetit dhe zhvillimit përballë sfidave që na presin” – ka shkruar Ali Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close