LajmeRajon

Deputetja e VV-së: Për herë të parë në histori, pushimi i lehonisë u ofrohet grave të papuna!?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka bërë një deklaratë të çuditshme.

Ajo ka thënë se për herë të parë në histori, grave të papuna u ofrohet edhe pushimi i lehonisë.

Këto deklarata, ajo i bëri gjatë një tubimi të partisë në Pejë.

“Mos të harroj, pushimi i lehonisë për herë të parë në histori të këtij vendi, i ofrohet edhe grave të papuna, së bashku me shtesat e fëmijëve që rriten çdo ditë.

Është mbështetje e madhe për një lehonë të papunë, dhe pastaj me super punë do t’i garantohet edhe një vend pune që besoj se do të jetë i qëndrueshëm, sepse secila gru dhe vajzë kur t’i jepet rasti e dëshmon vetën” – ka thënë ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close