
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar 15 Janarin e vitit 1999 ku nga forcat serbe u vranë dhe masakruan 45 banorë të këtij fshati. Kjo masakër është dëshmia më e dhimbshme e sakrificës së popullit tonë për liri, shkruan Top24
Masakra e Reçakut, më 15 janar 1999, është dëshmia më e dhimbshme e sakrificës së popullit tonë për liri. 45 jetët e pafajshme të humbura atë ditë nuk janë thjesht numra, por simbol i qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare.
Reçaku na kujton se liria që gëzojmë sot u pagua me gjak dhe dhimbje. Sot, dhe çdo ditë, përulemi me respekt para kujtimit të tyre dhe angazhohemi për drejtësi, paqe dhe dinjitet për brezat që vijnë.
Lavdi dëshmorëve të Reçakut!



