LajmeMaqedoni

Punohet një Kod i ri Penal

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov njofton se Ministria e Drejtësisë së shpejti do të dalë me një zgjidhje ligjore për ndryshimet në Kodin Penal ekzistues, me të cilin, siç thekson, duhet të hiqen pasojat e dëmshme nga ndryshimet ligjore të KP nga viti 2023. “Definicioni i veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” është nga vlera thelbësore për funksionimin e sistemit gjyqësor, por gjithashtu, edhe për luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të funksioneve publike. Jam dakord që përshkrimi aktual i kësaj vepre penale mund të krijojë çështje në lidhje me zbatimin, veçanërisht kur bëhet fjalë për zbatueshmërinë e gjerë dhe potencialin e tij për keqpërdorim në kontekst të procedurave me motiv politik”, thotë Filkov.

Sipas tij, ajo që është thelbësore është të jepet një përkufizim i qartë dhe i saktë, i cili jo vetëm që do të përcaktojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare, por edhe do të minimizojë rreziqet e abuzimit të saj për qëllime politike apo të tjera të pabaza. Prandaj, thekson ai, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes krimeve aktuale dhe normave që përdoren për të ushtruar presion të padrejtë ndaj individëve.

“Si zgjidhje për këtë çështje, Ministria e Drejtësisë punon në zgjidhje ligjore për ndryshime në Kodin Penal, me të cilin duhet të hiqen pasojat e dëmshme nga ndryshimet ligjore të KP nga viti 2023. Tendenca e përparimit të dispozitave për personat juridik dhe ashpërsimi i politikës ndëshkuese, përmes rritjes së dënimeve ekzistuese për veprat penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Planifikohet edhe zgjerimi i përfshirjes së veprave penale për konfiskimin e zgjeruar, si dhe inkorporimi i disa krimeve të reja të cilat janë rezultat i shoqërisë dhe teknologjisë bashkëkohore. Por për këtë shumë shpejtë do të dilet me një zgjidhje plotësisht të formuar ligjore para qeverisë së RMV-së”, thotë ministri i Drejtësisë. Në lidhje me Kodin e ri penal, Filkov pret që ai të miratohet në vitin 2025.

Related Articles

Back to top button
Close
Close