LajmeRajonTopLajm

112-vjetori i Policisë së Shtetit, Proda: Dëshmorët tanë mbrojtën jetën me jetë

Policia e Shtetit feston sot 112 vjetorin e krijimit dhe në të gjithë vendin, drejtoritë rajonale kanë zhvilluar aktivitete për këtë datë të shënuar.

Në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Policisë së Shtetit Ilir Proda, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, vendosi kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

Proda përshëndeti familjarët e dëshmorëve dhe shprehu mirënjohje për veprën e tyre sublime, që është frymëzim për të gjithë brezat.

Ai tha se dera e Policisë së Shetit është gjithmonë e hapur për të gjithë, në veçanti për familjarët e dëshmorëve, të cilët mbrojtën jetën me jetë.

Proda u shpreh se puna e çdo punonjësi policie mbart brenda saj sakrificën e qindra Dëshmorëve të Policisë, detyrimin e të gjithë atyre që duan dhe zbatojnë ligjin, që të përkrahin Policinë, në luftën e pandërprerë me të keqen dhe krimin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close