LajmeMaqedoniTopLajm

Kurti-Mickoski e Mexhiti premtuan nga janari “One Stop Shop” Kosovë-RMV! Kolonat kufitare vazhdojnë, premtimi u harrua!

Në   mbledhjen e fundit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u dakordua që nga janari i vitit 2025 në dy pikat kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboçicë të aplikohet sistemi “One Stop Shop”, me ç’rast do të lehtësohej dukshëm levizja e qytetarëve, qarkullimi i mjeteve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Mirëpo, jemi në datën 8 janar dhe nga ai premtim, nuk ka akoma asgjë të realizuar.

Në redaksinë  po arrijnë vazhdimisht video nga shumë qytetarë të revoltuar të cilët presin më orë të tëra në rradhët kilometrike në kufirin e Bllacës.

Ndonëse përveç Kurtit dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti dhe kryeministri Hristijan Mickoski e prezantuan këtë pikë dakordësia si historike për të dy vendet, tashmë nuk ka ndonjë deklaratë konkrete se ku po ngec puna?!

Deri në një zgjidhje më të aplikueshme, qytetarët do të vazhdojnë ende të përballen me kolona kilometrike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close