LajmeRajon

SYRI TV/ Berisha publikon bisedat e Sky Ecc të Ballës: Tao kërkoi vota nga banda e Elbasanit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi prova nga bisedat e SKY ECC, ku Taulant Balla në këmbim të votave, i premton bandës së Suel Çelës arrsetimin e pjesëtarëve të fisit Çapja. Në Bisedat, të cilat i përksin vitit 2020, teksa u premton arrestimin brenda një viti të anëtarëve të fisit Çapja, Taulant Balla u kërkon anëtarëve të bandës së Suel Çelës garanci për votat në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Këto biseda përputhen me faktet, pasi në 29 mars 2021 policia e Elbasanit arrestoi Ardian Çapjan dhe shpalli në kërkim Florenc Çapjan, ndërsa disa javë më vonë Taulant Balla mori 21 mijë vota personale në zgjedhjet e 25 prillit në Elbasan.

Lideri i partisë demokratike, Sali Berisha, publikoi nga dyert e SPAK, prova nga përgjimet e SKY ECC, të cilat implikojnë Taulant Ballën në krime zgjedhore dhe kapjen e sistemit të Drejtësisë. Në një prej bisedave të zhvilluar në SKY ECC, në vitin 2020, Taulant Balla komunikon me pjesëtarët e bandës së Suel Çelës, ku në këmbim të mbështetjes së tyre për zgjedhjet e prillit 2021, premton arrestimin e pjesëtarëve të fisit çapja, të njohur si kundërshtar të bandës së Suel Çelës.

Këto të dhëna të publikuara nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përputhen në mënyrë të plotë me ngjarjet që ndodhën para  zgjedhjeve të muajit prill 2021. Më 29 mars të vitit 2021, Policia e Elbasanit njoftonte se kishte finalizuar operacionin “Krasta 2021”, duke vënë në pranga Ardian Çapjan dhe shpallur në kërkim të afërmin e tij, Florenc Çapjan. Arrestimi i pjesëtarëve të fisit Çapja ndodhi vetëm disa javë para zgjedhjeve të 21 prillit ku duket se Taulant Balla u shpërblye duke marrë 21591 vota personale ndërsa Partia Socialiste mori 8 mandate deputetësh.

Lideri demokrat denoncoi edhe skandalin me mbylljen e hetimeve të Toyota Yaris, ku sipas tij, është i përshirë Taulant Balla dhe disa prokuror të SPAK.

Berisha paralajmëroi se do të vijojë të denoncojë me prova atë që ai e quan organizatë kriminale, SPAK, ku prokurorë e gjyqtar janë të përfshirë në afera

Related Articles

Back to top button
Close
Close