
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në bazë të shortit LDK-ja do të garojë me numërin 124. Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku.
Ai është shprehur se 9 shkurti është fati jonë, thirrja jonë, fitorja jonë.
”124 është numri ynë! [✌️] 9 shkurti është fati jonë, thirrja jonë, fitorja jonë!”, ka shkruar Abdixhiku.
Fushat zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit do të nisë ditën e shtunë me 11 janar.



