
Vendimi i presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova që të vendos veto dhe të mos nënshkruar dekretin për licensat në të dy gjuhët është edhe një dëshmi plotësuese se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të pa fuqishëm përballë represionit të Mickovskit dhe presidentes Siljanovska, shkruan Top24
Nëse kthemi pas dhe përmbledhim në vija të trasha një kronologji të ngjarjve kuptojmë që misioni i Mickovskit dhe koalicionit “Maqedonia sërish e ytja” po realizon misionin e premtuar te Maqedonasit.
Kryeministri Mickovski detyroi kryetarin e parlamentit tët Maqedonisë së Veriut të tërhiqet nga deklarata se atëdheu i tij është Kosova, duke ndryshuar këtë nga atëdheu im në atëdheu i prindërve të mi ndërsa atëdheu im është Maqedonia.
Skandali me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ishte një skandal i pa precedent ku sërish protagonist ishte Afrim Gashi të cilin e ndëshkoi Mickovski duke i larguar shefin e sigurimit i cili me urdhër të Gashit kishte shkuar në Aeropot për të mbështetur presidenten Osmani.
Arestimi i ish ushtarit të UÇK-së, me urdhër arest të Serbisë, i cili më pas u aratis ishte po ashtu edhe një nga aferat për të cilat ende flitet dhe skanë epilog, ku sërish fajtor kujdestar pritet të mbeten shqiptarët.
Gashi ishte protagonist edhe i një dasme në familjen e tij, ku si kryeparlamentarë edhe pse ligji dhe protokolli ia detyron udhëtimin nën shoqërim të policisë ai u përfol dhe u hetua nëse ka respektuar procedurat.
Me ardhjen në pushtet të Hristjan Mickovskit qeveria e Maqedonisë shfuqizoi Ballansuesin përmes gjykatës kushtetuese, ligj apo mekanizëm që në një formë mbronte përfaqësimin etnik gjatë punësimeve të bashkësive tjera jo shumicë në Maqedoninë e Veriut e veçanërisht të shqiptarëve.
Po nga qeveria Mickovski, me vendim të qeverisë u vendos që diaspora shqiptare të mos përfshihet në vendimarjje vendim ky që zvogëloi numrin e këshilltarëve në komunat shqiptare dhe në këtë mënyrë edhe fondet për këta komuna.
Qeveria ere në festën shtetërote të Alfabetit të gjuhës shqipe kishin haruar të vendosin flamurin kombëtarë në shtëpinë muze të alfabetit në Manastir.
Festa e 28 Nëntorit, ditës së pavarsisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit kombëtarë në Maqedoninë e Veriut u festua në një mënyrë si asnjëher më parë. Por fatkeqsisht në këto festa u dogj flamuri shtetërorë i Maqedonisë dhe policia ishte efektive duke arestuar shqiptarët, ndërsa po të njejtën natë u dogj dhe u përdhos flamuri kombëtarë shqiptarë nga qytetarë të komunitetit maqedonas dhe nga zyrtarë policorë.
Ishte vet zëvendës kryeminsitri Mexhiti që tha se polici që përdhosi flamurin kombëtarë është pezulluar ndërsa pak javë më vonë ministri i punëve të brendëshme Pançe Toshkovski theksoi se nuk janë gjetur shkelje nga ana e policit dhe procedura ndaj tij përfundon.
Krahas gjithë kësaj, Mickovski dhe qeveria ende vazhdojnë të mbajnë shqiptarët peng me ligjin për përdorimin e gjuhëve ligj i cili vazhdon të mbetet në gjykatën kushtetuese i inicuar nga VMRO-DPMNE, e Majta dhe disa parti të tjera.
Për më shumë se gjashtë muaj, as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti as ai i Shqipërisë nuk e kanë folur asnjë një fjalë për fatin e shqiptarëve të Maqedonisë. Nuk e dimë arsyen por mendojmë që dy kryeministrat më shumë janë të ngarkuar me fatin e tyre në zgjedhjet që i kanë se sa me fatin e shqiptarëve të cilët kanë mbetur peng i një polarimi politik brenda për brenda Maqedonisë sidhe peng i inateve mes dy kryeminstrave.Top24



