
Kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushëllime popullit të Malit të Zi për ngjarjene rëndë ku jetën humbën 12 persona në Cetinje, shkruan Top24
Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të thella për tragjedinë e tmerrshme që ka ndodhur së fundmi në Cetinje, Mal i Zi, ku dhjetra njerëz të pafajshëm humbën jetën nga një akt i paprecedentë dhune.
Bashkëndjejmë me popullin malazez në këto momente të vështira. Lutjet dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Kuvendi i RMV shpreh solidaritetin e plotë dhe mbështetje për autoritetet që po punojnë për të përballuar pasojat e kësaj tragjedie.



