LajmeMaqedoni

“Kalendari i festave”, në vitin 2025 qytetarët e Maqedonisë do të kenë pesë fundjava të zgjatura

Në vitin 2025 qytetarët e Maqedonisë do të kenë pesë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jopune për të gjithë qytetarët, pesë janë ose të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose janë të dielën dhe sipas ligjit, ditët jopune transferohen të hënën.

 

Fundjava e parë e zgjatur do të jetë gjatë festave të Krishtlindjeve, kur e hëna dhe e marta janë ditë jopune – 6 janar Buzmi dhe 7 janar, Krishtlindjet. Qytetarët në fundjavë të zgjatur do të festojnë edhe Kurban Bajramin, që është më 30 mars, por sipas ligjit transferohet si ditë jopune për të hënë 31 mars.

 

 

Qytetarët do të pushojnë më gjatë në fundjavë edhe për festën e krishterë Pashkët, kur ditë jopune për të gjithë qytetarët është 21 prilli (e hënë), Pashkë. Gjatë këtyre festave, për besimtarët e besimit ortodoks ditë jopune është edhe e Premtja e Madhe – 18 Prill.

 

Fundjavë të zgjatur do të ketë edhe për festën e Pavarësisë – 8 shtator, e cila këtë vit është të hënën, si dhe për 8 dhjetor – Shën Klimenti i Ohrit, e cila është gjithashtu të hënën.

 

 

Ditë jo pune për të gjithë qytetarët janë 1 maji (e enjte) dhe 24 maji – Dita e shenjëtorëve sllavë “Shën Cirili dhe Metodi” (e shtunë), 1 janar (e mërkurë), Viti i ri, 2 gusht (e shtunë) Dita e Republikës, 11 tetori (e shtunë), Dita e Kryengritjes Popullore dhe 23 Tetori (e enjte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.

 

Për qytetarët e besimit ortodoks ditë jopune janë edhe 19 janari (e diel) – Epifania (Ujërat e bekuar),

 

 

18 Prilli (e premte) E premtja e madhe, e premtja para Pashkëve, 6 Qershori (e premte), Rrëshaja, e premtja para Rrëshajës, si dhe 28 Gushti (e enjte), Ngjitja e Zonjës Shën Mëri (Zonja e Madhe).

 

Për qytetarët e besimit katolik ditë jopune janë 1 nëntori (e premte) , Festa e të gjithë shenjtorëve, dhe 25 dhjetorit (e enjte), dita e parë e Krishtlindjes,

 

Për qytetarët e besimit islam ditë jopune është 6 qershori (e premte), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit

 

Në pajtim me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 21/98 dhe 18/07) në vitin 2025 ditë jo pune janë:

 

Për të gjithë qytetarët e RMV-së

 

1 Janari (e mërkurë), Viti i Ri,

7 Janari (e martë), Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks,

30 Marsi (e diel), Fitër Bajrami, dita e pare e Fitër Bajramit, respektivisht 31 marsi (e hënë) është ditë jo pune,

21 Prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,

01 Maji (e enjte), Dita e Punës,

24 Maji (e shtunë) “Shën Kirili dhe Metodi”- Dita e shenjtorëve sllavë,

02 Gushti (e shtunë), Dita e Republikës,

08 shtatori (e hënë), Dita e Pavarësisë,

11 Tetori (e shtunë), Dita e Kryengritjes Popullore,

23 Tetori (e enjte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase,

08 Dhjetori (e hënë), “Shën Klimenti i Ohrit”

Për qytetarët e besimit ortodoks

 

06 Janari (e hënë), Buzmi, një ditë para Krishtlindjeve,

19 Janari (e diel), Epifania (Ujërat e bekuar),

18 Prilli (e premte) E premtja e madhe, e premtja para Pashkëve,

6 Qershori (e premte), Rrëshaja, e premtja para Rrëshajës,

28 Gushti (e enjte), Ngjitja e Zonjës Shën Mëri (Zonja e Madhe).

Për qytetarët e besimit katolik

 

21 Prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve,

01 Nëntori (e premte), Festa e të gjithë shenjtorëve,

25 Djetori (e enjte), dita e parë e Krishtlindjes,

Për qytetarët e besimit islam

 

06 Qershori (e premte), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë shqiptare në RMV

 

22 Nëntori (e shtunë), Dita e alfabatit Shqip

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë serbe në RMV

 

27 Janari (e hënë), Shën Sava

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë rome në RMV

 

08 Prilli (e martë), Dita Ndërkombëtare e Romëve

 

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë vllahe në RMV

 

23 Maji (e premte), Dita Ndërkombëtare e Vllahëve

 

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë hebre në RMV

 

2 Tetori (e enjte), Jom Kipur, dita e parë e Jom Kipur

 

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë boshnjake në RMV

 

28 Shtatori (e diel), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

 

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë turke në RMV

 

21 Dhjetori (e diel), Dita e mësimit në gjuhën turke.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close