LajmeRajon

Personi i vdekur është vëllai i ish-truprojës së Hashim Thaçit

Isni Qallapeku, vëllai i Ilir Qallapekut, ish-truprojës së ndjerë të Hashim Thaçit, është gjetur i vdekur të dielën.

 

Qallapeku është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së tij në Klinë të dielën.

 

Rastin e hetimit të vdekjes në Klinë e bëri të ditur Policia e Kosovës të hënën në raportin 24-orësh.

 

Vëllai i Isniut, Iliri, i cili kishte shërbyer për vite me radhë si truprojë e ish-kryeministrit e ish-presidentit Hashim Thaçi, vdiq më 6 nëntor të këtij viti.

 

Ilir Qallapeku vdiq pas një sulmi në zemër në një spital në Shkup, kishin familjarët e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close