
Presidenti amerikan, Xho Bajden e shpalli 9 janarin ditë zie nacionale për Xhimi Karterin, duke iu bërë thirrje amerikanëve t’i vizitojnë vendet e tyre të lutjeve, “për t’i shprehur respekt” liderit të vdekur amerikan.
“I bëj thirrje popullit amerikan të tubohen në atë ditë në vendet e tyre adekuate të lutjes, atje t’i shprehin respekt kujtimit të presidentit Xhejms Erl Karter të riut”, theksoi Bajden në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë. “U bëj ftesë njerëzve nga bota, të cilët e ndajnë pikëllimin tonë, të na bashkohen”.



