LajmeMaqedoni

Disha: E votuam buxhetin e fundit të qeverisjes komunale, borxhi për të cilin fliste Kasami mbetet i njetë

Të nderuar bashkëqytetarë,

 

Ne, Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, këtë vit e përkrahëm buxhetin e vitit 2025 dhe të fundit të kësaj përbërjeje të Këshillit dhe kësaj udhëheqësie. Ajo që mund të theksojmë është se borxhi për të cilin ka bërë shumë zhurmë Kryetari aktual, nuk ka ndryshim të theksuar. Ndërmarrjet Publike Komunale janë ende në borxhe dhe ato zakonisht funksionojnë përmes subvencionimeve komunale.

 

Investimet kapitale janë të pakënaqshme dhe shumica e buxhetit është koncentruar në shërbime komunale, ku ne kemi indikacione të shumëta për keqpërdorime përmes shoqatave joqeveritare, organizime të evenimenteve të ndryshme etj.

 

Çështje për diskutim janë edhe dyshimet për korrupsion në sektorin e urbanizmit për dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë selektive. Kjo është një fshehtësi publike që përflitet në çdo cep të Tetovës.

 

Premtimet që u dhanë për teleferikun e Kodrës së Diellit, ndërtimin e parkingjeve nën dhe mbitokësore, ndryshimi dhe rikonstrukcioni i qendrës së qytetit, ndërtimi i stadiumit të qytetit, vazhdimi i rrugës Bllagoja Toska, ndërtimi i 4 pishinave, 4 shkolave të reja etj etj etj… nuk u realizuan dhe edhe në këtë buxhet nuk janë paraparë për realizim.

 

Me votimin e buxhetit të fundit të kësaj udhëheqësie ne përfundimisht u bindëm se Bilall Kasami dështoi në realizimin e premtimeve për Komunën e Tetovës. Shancë tjetër për realizimin e këtyre projekteve nuk ka.

 

Me respekt,

Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Këshillin Komunal të Komunës së Tetovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close