LajmeMaqedoni

Nuk ka qetësi në Bashkësinë Islame të RMV, rikthehen tensionet dhe kushtet

Hoxhë Irfan Emrurllai nga Këshilli Inciativë, përmes një konference për shtyp në Tetovë, kërkon që Bashkësia Fetare Islame të tërheq vendimin për shkarkimin e Qani Nesimit nga funksioni i myftiut të Tetovës.

 

“Shpresojmë kësaj radhe të mos na injoroni dhe t’i përgjigjeni kërkesës sonë. I nderuari reis el ulema, ne nuk do të ndalime në këtë kërkesa tona që janë kushtetuese dhe shumë ligjore, i nderuari reis el ulema, ju keni ende bindje që jeni reis el ulema i neve hoxhallarëve dhe këshillave të xhamive, me shumicë të Myfti nisë së Tetovës, pranoni kërkesat tona. Ne vazhdojmë t’ju njohim si reis el ulema i BFI-së, ne nuk dëshirojmë të mbeteni në historinë e BFI-së si shkelës flagrant i Kushtetutës së BFI-së, e cila mban nënshkrimin tuaj”, tha mes tjerash hoxhë Emrurllai, duke shtuar se kanë dëshirë që zërin e tyre ta dëgjojë qeverisja qendrore, lokale në vendin tonë, por edhe ambasadat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close