ASH-Taravarit mbajti kuvendin e saj në Strugë

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot mbajti Kuvendin e Partisë në Strugë, ku krahas kësaj për kryetar të Akademisë Politike u zgjodh  Arianit Reka, shkruan Top24.

 

Sot, në Strugë, Aleanca për Shqiptarët mbajti Kuvendin e Partisë, ku të gjithë dhamë llogari para të njëjtit, duke vendosur kështu një standard të ri në transparencën tonë politike dhe partiake.

Krahas kësaj, për kryetar të Akademisë Politike u zgjodh profesor Arianit Rek.

 

Ky Kuvend dëshmoi përkushtimin tonë për një qeverisje të mirë dhe transparente, duke promovuar kështu një model të ri politik në vend.