BotaLajmeTopLajm

“Një bombë u vendos në dhomën e Ismail Haniyeh-it në Teheran për ta vrarë atë”

Një transmetues privat izraelit, në një raport investigativ zbuloi informacione të reja në lidhje me vrasjen e ish-kreut të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, pas heqjes së censurës nga qeveria për këtë rast, duke pretenduar se një bombë ishte vendosur në dhomën e tij në Teheran, transmeton Anadolu.

Haniyeh u vra brenda rezistencës së tij gjatë një vizite në kryeqytetin iranian Teheran më 31 korrik.

Transmetuesi izraelit ‘Channel 12’ tha se vrasja u krye me një “bombë precize” të vendosur brenda dhomës së Haniyeh-it dhe e cila kontrollohej nga distanca.

Raporti tha se pajisja u vendos pas ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkuan.

Sipas hetimit të transmetuesit izraelit, përgatitjet për operacionin përfshinin mbikëqyrje të përpiktë të lëvizjeve të Haniyeh-it për t’u siguruar që ai të qëndronte në një dhomë specifike në shumë raste.

Operacioni u përball me një sfidë të madhe kur ajri i kondicionuar në dhomën e Haniyeh-it nuk funksionoi, duke rritur mundësinë që ai të zhvendosej në një vend tjetër. Megjithatë, raporti pretendon se një ekip i mirëmbajtjes e zgjidhi çështjen, duke mundësuar që plani të vazhdojë.

‘Channel 12’ raportoi se planifikimi i operacionit zgjati muaj, me burime të paidentifikuara që e përshkruan misionin si “një nga operacionet më komplekse dhe më të ndjeshme” dhe pretendonin se Haniyeh po luante një rol kyç në planifikimin e sulmeve ndaj Izraelit.

Më 23 dhjetor, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, pranoi përgjegjësinë e Izraelit për vrasjen e Haniyeh-it. Pranimi i vrasjes nga Katz, sipas mediave izraelite, shënoi pranimin e parë publik të operacionit nga një zyrtar i lartë izraelit.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi, Izraeli ka vazhduar një luftë gjenocidale në Gaza që ka vrarë të paktën 45.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Muajin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahy dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për veprimet në Gaza po përballet edhe me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close