LajmeMaqedoni

Halit Ferati : Sulmet ndaj gjuhës sonë janë përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar dështimet e tyre politike

Pas deklaratës skandaloze për gjuhën shqipe nga  kryetari i kuvendit Afrim Gashi, ka reaguar ish drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati, shkruan Top24.
Deklarata e plotë :
Deklaratat e fundit të Afrim Gashit dhe përpjekjet e tij për të përbaltur vlerat e gjuhës shqipe, më shtyjnë të reagoj për t’i qartësuar njdjesinë e çdo shqiptari ndaj deklaratave të tilla.
Cilësimi i gjuhës shqipe si “gjuhë e përkthyer” nuk është vetëm një ofendim ndaj popullit shqiptar, por edhe një tregues i qartë i paaftësisë dhe mungesës së dinjitetit politik të atyre që i bëjnë këto deklarata.
Gjuha shqipe është një pasuri kombëtare, një shtyllë e identitetit tonë dhe një gjuhë që ka mbijetuar e lulëzuar për shekuj, pavarësisht përpjekjeve për ta zbehur.
Ato që pretendojnë se deklaratat dhe qëndrimet politike të shqiptarëve janë të diktuara nga VMRO apo çdokush tjetër, në fakt, flasin për veten e tyre dhe për varësinë politike që kanë krijuar me forcat antishqiptare.
Këto sulme ndaj gjuhës sonë janë përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar dështimet e tyre politike dhe për të shmangur përgjegjësinë për mungesën e rezultateve në mbrojtjen e interesave shqiptare.
Shqiptarët duhet t’i kenë të qarta këto skema dhe manipulime.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për përkthyes të ndikimeve të huaja, por për liderë që mbrojnë dinjitetin dhe interesat e tyre me krenari e përkushtim.
Bashkë për gjuhën, kulturën dhe dinjitetin tonë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close