LajmeMaqedoniTopLajm

Deklarata e Gashit për gjuhën shqipe! Anketë me qytetarët: Shqipja “dem baba dem” në këto troje – do ta mbrojmë!

Qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni, duke komentuar deklaratën e Kryeparlamentarit, Afrim Gashi, për gjuhën shqipe, pohojnë se partitë vijnë e shkojnë kurse gjuha shqipe ka qenë dhe do të mbetet në këto troje. Ata zotohen se do ta mbrojnë këtë gjuhë dhe bëjnë thirrje që politikanët të kenë kujdes gjatë deklaratave të këtilla.

Qytetar:

“Gjuha shqipe ka qenë “dem baba dem”, pa marrë parasysh çfarë flasin politikanët ku si çfarë, ne kemi respektin. Partitë politike janë si uji, kurse pa keqkuptime populli është si zalli apo si sporti që nuk lëviz dikush, çfarë të jenë ne i përkrahim, por njëherë duhet të mbjellësh shumë, dmth ushtria çlirimtare kombëtare dhe të gjithë ushtritë çlirimtare kombëtare nuk është që ne të kërkojmë, por të mbrojmë dhe do t`i mbrojmë derisa të jemi gjallë me zoti para. Kemi respekt për Kryetarin i mirë i keq, ai na përfaqëson është Kryetar i Kuvendit tonë, por ndonjëherë kur të luaj shah duhet pak me pas kujdes se mund të japin edhe autogol. Inshallah, janë pa dashje të gjitha, por gjuha shqipe ka qenë, është dhe do të mbetet “dem baba dem”.

Qytetar:

“Njëherë thonë ashtu, njëherë ashtu, nuk mundemi as ne t`ju bijem në fije. Duhet të mbrohet ne nuk jemi të ardhur këtu, sikur shkojnë kurbetçarët në Gjermani atje kur të shkon kërkon kushte sikur është atje por ne jemi të lindur këtu, ne jetojm këtu. Nuk mund të jetë gjuhë përkthyese, kjo është gjuhë e jona e vjetër, gjithmonë ka qenë për arsyeje se unë jam i fshatit Lubeten por jetoj në Hasanbeg, baba i babës atje është rritur, varret i kemi 500, 600 vjet sedi sa, dhe tani unë këtu të bëhet sikur kam ardhur refugjatë prej diku edhe mos me mujtë me mi dhanë, atëherë ka të drejt edhe shteti. Në realitet ne duhet të jemi të barabartë ne jemi këtu me themel, me shpirt me të gjithë s`kemi ku të shkojmë tjetër kund”.

Qytetar:

“Po t i kishim politikanët si duhet moti kishte qenë gjuhë zyrtare por të koruptuar kanë parë vetëm për xhepat e tyre, koha punon për ne unë besën po ta jap se do të jetë gjuhë zyrtare”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close