
Ylli egjiptian, Mohamed Salah beson se Liverpooli po bën hapa të ngadaltë drejt titullit të Premier League.
Pas fitores 3-1 ndaj Leicester Cityt të enjten mbrëma, klubi nga Merseyside tani janë shtatë pikë larg në krye të tabelës dhe me një ndeshje më pak.
Salah, i cili shënoi golin e tretë të Liverpoolit, foli për gazetarët pas ndeshjes teksa dha një këshill për ekipin.
“Gara për titull ndihet ndryshe… por gjëja më e rëndësishme është që ne duhet të qëndrojmë të përulur”, deklaroi Salah.
Ndryshe, Arne Slot ka bërë jashtëzakonisht mirë që kur mori drejtimin e Liverpoolit, me 13 fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje në 17 ndeshje të Ligës Premier deri më tani.



