
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me Mpox, apo linë e majmunëve.
“Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore. IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit”, u tha në njoftim.
Lia e majmunëve përhapet përmes kontaktit të ngushtë. Zakonisht përcillet me simptoma të buta, por në disa raste virusi mund të jetë fatal për njeriun. Virusi përcillet me simptoma sikurse ato të gripit, si dhe me puçrra të mbushura me qelb nëpër trup.
Në gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli atë si emergjencë globale për shëndetin publik.
Shpallja e një sëmundjeje si emergjencë globale për shëndetin publik, nënkupton që mund të ndahen më shumë fonde dhe të merren masa në nivel global për të parandaluar përhapjen virusit./Rel



