LajmeMaqedoniTopLajm

Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Mavrovë-Dibër

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi

Nga atje njoftojnë se nga ora 06:00 ka ndalesë të qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën Gostivar-Mavrovë-Dibër dhe anasjelltas.

 

Ndalesë të qarkullimit për automjetet e rënda vazhdon të ketë edhe në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.

 

Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close