
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 41 vjeçarit nën dyshimet për keqpërdorim gjatë shfrytëzimit të 740 mijë denarëve.
“Kallëzim penal ndaj 41 vjeçarit F.K. nga Kumanova, kryetari i Lidhjes e sporteve komunale në Kumanovë, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”, raportoi Policia.
I akuzuari, mjetet financiare të Lidhjes që janë ndarë nga Këshilli i Komunës së Kumanovë, nuk i ka shpenzuar dhe 740 mijë denarët i ka ndarë te dy ekipet sportive pa i paraqitur në Këshillin e Komunës. Ai 440 mijë denarë i kishte ndarë për një ekip hendbolli dhe 300 mijë denarë për një ekip futbolli.



