LajmeMaqedoni

Nasufi: 𝐃𝐞𝐦𝐚𝐧𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐨𝐩𝐢𝐧𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐯𝐞𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚 !

Në lidhje me informacionin e publikuar në portalet lokale në Strugë se gjëja dy këshilltarë të 𝐀𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐏𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭, kanë votuar buxhetin e Komunës së Strugës për vitin 2025, të përpiluar nga NON GRATA 𝐑𝐚𝐦𝐢𝐬(𝐳) 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐨, Dega e Aleancës për Shqiptarët sqaron opinionin publik në Strugë dhe më gjerë se këshilltari 𝐒𝐚𝐟𝐞𝐭 𝐃𝐞𝐦𝐢𝐫𝐚𝐥𝐢𝐞𝐬𝐤𝐢 dhe 𝐀𝐬𝐢𝐦 𝐒𝐚𝐢𝐭𝐨𝐬𝐤𝐢, janë dy këshilltarët që kane votuar pro dhe që të dy janë aktualisht pjesë e grupacionit të 𝐀𝐑𝐁𝐄𝐍 𝐓𝐀𝐑𝐀𝐕𝐀𝐑𝐈𝐓, që në vazhdimësi janë në koordinim me veprimet e Kryetarit të Komunës NON GRATA.

Qytetarët e Komunës së Strugës meritojnë ta din, se prej kur ka filluar ky bashkëpunim i fshehtë mes grupacionit të Taravarit, dhe Non Gratës të cilin ato vazhdimisht e akuzojnë për krim dhe korrupsion madhor.

Ndërsa për 𝐁𝐞𝐤𝐢𝐦 𝐐𝐨𝐤𝐮𝐧 përmbajtjen e fenomenit të krimit dhe korrupsionit në Strugë, ta kërkojë tek këshilltarët e grupacionit të Taravarit , jo te opozita reale e pushtetit lokal në Strugë, Aleanca për Shqiptarët, që po dëshmohet vazhdimisht. Ju sugjerojmë që ti lini postimet nëpër rrjete sociale, por dilni ne foltore ku dalin deputetët dhe mbaj qendrime siç i ka hije një deputeti!

Ne do vazhdojmë të mbrojmë interesin publik të qytetarëve të Strugës!

𝐃𝐞𝐠𝐚 𝐞 𝐀𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 – 𝐒𝐭𝐫𝐮𝐠𝐞̈

Related Articles

Back to top button
Close
Close