
Presidenti amerikan në largim Xhozef Bajden ka nënshkruar 50 ligje, me të cilat, mes tjerash, e bëjnë shqiponjën tullac simbolin zyrtar të vendit, ndërsa anëtarëve të Kongresit u heqin të drejtën e tyre për pensione shtetërore nëse dënohen për vepër penale.
Bajden dje gjithashtu nënshkroi draft-ligjin për të luftuar dhunën dhe rastet e vdekjes që ndodhin në kampuset e kolegjeve, si dhe në ambientet e rehabilitimit dhe kujdesit për të rinjtë.
Në fillim të këtij muaji, Bajden vendosi veto ndaj ligjit për punësim të 66 gjyqtarëve të rinj federalë, ua zbuti dënimet 37 nga 40-të të dënuarve me vdekje në burgjet federale dhe lëshoi një falje të plotë dhe të pakushtëzuar për djalin e tij, Hanter Bajden.
Bajdeni do të përqëndrohet në investimin në projekte infrastrukturore dhe dërgimin e ndihmës në Ukrainë për pjesën e mbetur të mandatit të tij, para se t’ia dorëzojë zyrtarisht pushtetin presidentit të sapozgjedhur, Donald Tramp më 20 janar.



