
Në Klinikën e Ortopedisë është kryer transplanti i tendinit të Akilit nga banka e indeve nga donatorë të vdekur. Intervenimi është kryer tek një pacient 47 vjeçar, me dëmtim të vjetër të tendinit të Akilit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Pacientja, siç thuhet në kumtesë, është në zhillim të rregullt pas intervenimit, ndërsa transplantimi është bërë nën drejtimin e dr. Eren Sejfulla, së bashku me dr. Aleksandar Savevski dhe dr. Bojan Budiq, anesteziologja dr. Liljana Angelovska, në bashkëpunim me dr. Milena Bogoevska, koordinatore e spitalit për ortopedi dhe përgjegjëse për bankën e indeve.
Nga Ministria e Shëndetësisë shprehën faleminderim deri tek të gjithë punonjësit shëndetësorë të përfshirë në këtë transplantim, si dhe për familjet e donatorëve.



