
Sipas Komunës së Tetovës, janë larguar 160 garazhe, 32 vetura të braktisura, 34 baraka, largimi i mbrojtësve nga trotuari dhe lirimi i hapësirave publike. Ditë më parë është njoftuan se një pjesë e bllokut urban 52 tashmë është e çliruar.
Nga Komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se Inspektorati komunal gjatë vitit 2024, ka larguar 160 garazhe prej metali, të cilët janë shfrytëzuar si vende për parkim. Nga pushteti lokal në Tetovë bëjnë të ditur se me këtë është vendosur më shumë rend dhe siguri në qytet. “Me një varg aksionesh të organizuara nga Inspektorati Komunal në vitin 2024 kemi vendosur rend dhe siguri në qytet. Lirimi i hapësirave publike, lirimi i trotuareve, largimi i veturave të havarisura, largimi i barakave dhe garazheve si dhe shumë punë tjera në dobi të qytetit”, njoftuan nga Komuna e Tetovës.
Më tej, sipas Komunës së Tetovës, janë larguar 160 garazhe, 32 vetura të braktisura, 34 baraka, largimi i mbrojtësve nga trotuari dhe lirimi i hapësirave publike. Ditë më parë është njoftuan se një pjesë e bllokut urban 52 tashmë është e çliruar.
Më tej, nga komuna apelojnë që disa qytetarë me vetinciativë ta çlirojnë pjesën tjetër të bllokut. Sa i përket largimit të garazheve prej metali që janë shfrytëzuar për parkim, nga Komuna e Tetovës thonë se ky aksion kohëve të fundit realizohet në bashkëpunim me qytetarët. Sipas autoriteteve, në disa blloqe urbane, vet qytetarët kanë larguar këta garazhe prej metali që janë shfrytëzuar për parkim, ndërsa në të ardhmen këto hapësira mund të transformohen në kënde për lojëra, në parqe dhe gjelbërim të cilët mungojnë në shumë lagje në Tetovë.
Këto garazhe janë ndërtuar para 40 viteve dhe prej atëherë shumë pak prej tyre ishin larguar. Kohëve të fundit, qyteti i Tetovës është duke u pastruar edhe nga këta objekte që zënë hapësirat publike. Situatë e njëjtë është edhe me veturat e vjetra të braktisura nga ana e pronarëve. Nga Komuna e Tetovës thonë se nëse pronarët nuk i largojnë vet këta automjete, atëherë largohen nga ana e komunës.
“Inspektorati komunal çdo ditë ka qenë në terren për largimin e veturave që janë pengesë për qytetin për qytetarët. Fillimisht detektohen veturat që janë të havarisura, të prishura të cilat për një kohë të gjatë zënë hapësirat publike, më pas njoftohen pronarët që brenda një kohe të largohen dhe ndërkohë Inspektorati komunal pret që ata pronarë vet ti largojnë dhe nëse pronarët nuk ndërmarrin asgjë në këtë drejtim, atëherë Inspektorati komunal që bashku me merimangën i marrin këto vetura dhe i dërgojnë tek hapësirat para njësisë së zjarrfikësve”, theksuan nga Komuna e Tetovës. Këto aksione pritet të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm.




