EkonomiLajmeMaqedoni

U mbajtForumi Ekonomik#ECONLIT2024 “FUQIZIMI I GJENERATAVE TË ARDHSHME: ROLI I EDUKIMIT EKONOMIK NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM” i organizuar nga Instituti Alternativa Liberale dhe Iniciativa për Fondacione Ekonomike nga SHBA.

Më 21.12.2024 në Tetovë u realizua forumi ekonomik#ECONLIT2024 “FUQIZIMI I GJENERATAVE TË ARDHSHME: ROLI I EDUKIMIT EKONOMIK NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM” i organizuar nga Instituti Alternativa Liberale dhe Iniciativa për Fondacione Ekonomike nga SHBA. Qëllimi i forumit ekonomik ishte hapja e një debate të gjërë shoqëror mbi ndikimin e edukimit ekonomik tek të rinjtë në zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror.

Hapja solemne u bë nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit Alternativa Liberale Orhan Ceka, i cili ofroi disa informata mbi mbi ndikimin që ka pasur Programi Për Edukim Ekonomik, në këto dy vite të fundit, I cili implementohet nga Instituti në bashkëpunim me Institutin e Bazave Ekonomike nga SHBA.

Fjalim rasti pati edhe Ministri I Ekonomisë dhe Punët, z. Besar Durmishi, i cili gjatë fjalimit se investimi në edukimin ekonomik në një kohë shumë të shkurtër do ju mundësojëkthim të shumëfishtë, por do të krijojnë një zakon ekonomik financiar të bazuar në arsim.

Fjalimi kryesor i konferencës u realizua nga Rektori i UEJL-së, Akademik Abdylmenaf Bexheti, I cili u fokusua drejt asaj se si edukimi ekonomik I gjeneratave të reja por edhe shoqërisë në përgjithësi mund të jetë një mjeti fortë I realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

Në kuadër të konferencës u realizuan edhe dy panele diskutimi, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Banka Popullore, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Ministria e Arsimit, Universitetet, sektori I biznesit dhe sektori jo-qeveritar.

Në konferencë pjesëmarrës ishin aktorë të ndryshëm të shoqërisë nga sektori formal dhe jo-formal arsimor, sektori I biznesit, sektori qeveritar, me të vetmin qëllim, ngritjen e edukimit ekonomik të shoqërisë me çka do rezultoj me një qytetari të vetëdijësuar.

Me respekt,

Orhan Ceka

Instituti Alternativa Liberale

Related Articles

Back to top button
Close
Close