“Venko Filipçe, si kryetar i LSDMsë, e ka ditur për krimet e kryera nga Artan Grubi”, tha deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së në pushtet, Brane Petrushevski, në një konferencë për media sot, duke komentuar rastin e ish-ëvendëskryeministrit Artan Grubu, i cili ka qenë kryefjala e opinionit gjatë javës së kaluar.
“Ka vite që Artan Grubi ka vjedhur shtetin dhe LSDM-ja e di dhe hesht. Kur VMRO-DPMNE foli për LSDM-në mashtrues të BDI-së, pikërisht këtë donte të thoshte. LSDM heshti dhe e lejoi krimin e Grubit që të mos inatosen dhe BDI të mos largohej nga koalicioni”, tha Petrushevski.
“Po të mos ishte LSDM dhe dëshira e tyre e dhimbshme për pushtet me çdo kusht, buxheti nuk do të ishte dëmtuar për disa milionë euro nga Grubi dhe miqtë e tij”, thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së.



