LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-krahu i Selës akuza Mexhitit: Vazhdon avazi i keqpërdorimit të zyrave të shtetit për qëllime partiake

Aleanca për Shqiptarët  krahu i Ziadin Selës përmes një reagimi për media ka akuzuar zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti se po vazhdon me keqpërdorimin  zyrave të shtetit për qëllime partiake. Reagimi i ASH-së së Selës vjen pas publikimit të lajmit se në LD-në e Mexhitit kanë kaluar tre intelektual të rinjë nga Kumanova të cilët janë fotografuar në zyrën e zëvendëskryeministrit Mexhiti, shkruan Top24

Reagimi i plotë:

Institucionet shtetërore dhe zyrat e shtetit po shndërohen në shtabe partiake. Funksionarët e VLEN çdo ditë e më tepër po keqpërdorin zyrat e shtetit për aktivitete dhe qëllime të ndryshme partiake. Në zyrat e ministrive mbahen takime me strukturat partiake, promovohen anëtarë dhe mbahen edhe mbledhje të degëve. Së fundmi, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, në ditë fundjave ka zhvilluar takim me anëtarë partiak në zyrat e ministrisë së tij dhe prej aty ka publikuar fotorafi për qëllime propagandistike partiake.
Këto veprime janë forma më e ulët e keqpërdorimit të pushtetit dhe degratimit të vetë shtetit. Zyrat dhe ministritë duhet të shërbejnë për punë në dobi të qytetarëve dhe jo për qëllime partiake. Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe të gjtha organet kimpetente që të sanksionojnë këtë shkelje të rëndë nga zyrtarët qeveritarë të koalicionit Vlen. Pyesim zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë se a i sheh çfarë bëjnë bashkëpartiakët e tij, apo ai është aty për t’i mbrojtur ata dhe keqpërdorimet e tyre.
– Aleanca për Shqiptarët – 

Related Articles

Back to top button
Close
Close