
Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit me raketa ruse që goditi Kievin, në të cilin u dëmtuan edhe godinas e disa përfaqësive të huaja diplomatike, mes tyre edhe ambasada e Shqipërisë.
Majko e cilësoi dëmtimin e ambasadës si një sulm të ushtrisë ruse ndaj ambasadës shqiptare në Ukrainë.
Ai theksoi më tej se “politika ruse, si rregull, nuk bën asgjë gabimisht”, por “ajo të kujton në mënyrën e vet, se çdo gjë ka çmim”.
“Sulm i ushtrisë ruse ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev… Politika ruse, si rregull, nuk bën asgjë, gabimisht! Ajo të kujton, në mënyrën e vet, se çdo gjë ka çmim! (shënim nga Prishtina)”, shkroi Majko në Facebook.



